Aksident i rëndë në Shkodër, efektivi i policisë përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Nga të dhënat e para, raportohet se një makinë ka përplasur një person me biçikletë, në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër.

Nga të dhënat e para, raportohet se një makinë ka përplasur një person me biçikletë, në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“BalkanWeb” mëson se viktimë ka mbetur 50-vjeçari Agim Shkambaj, i cili është përplasur nga efektivi i policisë, Gjergj Gjeloshi, teksa ky i fundit ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat”.