Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Malësi e Madhe/ Përplasen tre makina, një i vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, ku ka ndërruar jetë një person

Mjetet janë përplasur me njëra- tjetrën në afërsi të fshatit Omaraj duke pësuar dëmtime të rënda.
Shkodër/Informacion paraprak.
Më datë 18.05.2021, rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.
Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.