Aksident i rëndë në Lezhë

Një aksident është shënuar orët e para mëngjesin e kësaj të marte, ku një motor është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Një aksident është shënuar orët e para mëngjesin e kësaj të marte, ku një motor është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Gazetarja e Top Channel, Kristiana Pemaj ka raportuar se aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Shënkollit në Lezhë, ku autovetura ka përplasur motorin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi.

I aksidentuari, në gjendje të rëndë për jetën është dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.