Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.
Një automjet që po lëvizte me shpejtësi është përplasur me 4 mjete që ishin të parkuara në anë të rrugës, raporton Top Channel.
Raportohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ka nisur hetimet.