Aksident i rëndë në Kamzë/ Motomjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllë tensioni, vdes 30-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”.

Rreth orës 13:35, një 30-vjecar i identifikuar me inicialet E. K., humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.