Aksident, dhunë në familje dhe vjedhje, pesë të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një aksident ka ndodhur në Tiranë ku një 23 vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 78 vjeçar. Drejtuesi i mjetit A. D., është vënë në pranga ndërsa 23 vjeç, H. P., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ADVERTISING

61 vjeçari D. Sh., është vënë në pranga pasi ka mashtruar një person tjetër duke i marrë një shumë parash ndërsa 35 vjeç E. H., është arrestuar pasi i ka vjedhur portofolin një personi tjetër.

45 vjeçari Y. H., është vënë në pranga gjithashtu pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

34 vjeç D. K., u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

“Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. Sh., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit: – Y. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”; – E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin një shtetasi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – D. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit; – A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. P., 78 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.