Akar: Turqia do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar është takuar me komandot në zonën neutrale të kufirit turko-irakian

Ministri turk i Mbrojtjes sot ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia vazhdon përpjekjet si përmes operacioneve në terren, ashtu edhe në tryezën e diplomacisë”, tha Akar.

Komentet e Akar erdhën gjatë takimit të tij me forcat komando në zonën neutrale të kufirit turko-irakian.

Komandanti i forcave tokësore turke, gjenerali Umit Dundar shoqëroi ministrin e Mbrojtjes Akar gjatë takimit.

Akar se Turqia do të luftojë kundër terrorizmit dhe mbështetësve të saj deri në shkatërrimin e plotë të tyre.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e njohur si një grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve.