Akar do të takojë ushtruesin e detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes

Akar do të takojë ushtruesin e detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, pritet të takohet me ushtruesin e detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të ministrisë, Akar do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së shteteve të NATO-s që do të mbahet nesër në Bruksel.

Krahas ushtruesit të detyrës së shefit të Pentagonit, Akar në kuadër të takimeve dypalëshe në kryeqytetin belg pritet të takoj edhe homologun grek Evangelos Apostolakis, të cilin ministri turk e ka uruar për nisjen e detyrës dhe e ka ftuar të vizitojë Turqinë.

Akar është paraparë të takoj edhe ministrat e mbrojtjes të disa vendeve të tjera, përfshirë atë të Italisë, Francës, Malit të Zi dhe Gjeorgjisë.