Akar dhe Scaparroti biseduan mbi udhërrëfyesin për Munbixhin e Sirisë

Akar dhe Scaparrotti janë përqendruar tek zbatimi i parimeve të sigurisë, të cilat ishin dakorduar në udhërrëfyesin për Munbixhin

 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, gjenerali Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e Komandës Evropiane të NATO-s, Curtis Scaparrotti, ndërkohë që tema e bisedës së tyre ka qenë udhërrëfyesi për qytetin sirian Manbixh.

Përmes një deklarate me shkrim, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Turqisë, bën të ditur se gjatë bisedimeve, Akar dhe Scaparrotti kanë diskutuar mbi situatën e sigurisë në veri të Sirisë si dhe mbi udhërrëfyesin për qytetin e Munbixhit, mbi të cilin më herët ishin dakorduar Turqia dhe SHBA-të.

Akar dhe Scaparrotti janë përqendruar tek zbatimi i parimeve të sigurisë, të cilat ishin dakorduar në udhërrëfyesin për Munbixhin, raporton “Anadolu Agency”

Delegacionet e Turqisë dhe SHBA-ve, ranë dakord në fund të maj, që të hartojnë një plan për Munbixhin, në bazë të të cilit terroristët e YPG/PKK-së të vendosur në bregun perëndimor të lumit Eufrat do të tërhiqen nga rajoni  brenda një muaji ndërsa banorët lokal do të marrin pushtetin me përkrahje të forcave turke dhe amerikane.

Lidhur me këtë, në fillim të qershorit në Washington u takuan shefat e diplomacive turke dhe amerikane, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Mike Pompeo, ku konfirmuan udhërrëfyesin në fjalë.