“AIDA Nova”, një super anije për pushime të paharruara

Fillon lundrimin “AIDA Nova” anija gjigante, e pesta më e madhe në botë, ka një gjatësi prej 337 metrash, e konceptuar me 20 kuverta, 17 restorante, 23 bare, kazino, muret e ngjitjes së shkëmbinjve, parkun e ujit, gjelbërimin në një fushë minigolfi, një palestër dhe spa.

Fillon lundrimin “AIDA Nova” anija gjigante, e pesta më e madhe në botë, ka një gjatësi prej 337 metrash, e konceptuar me 20 kuverta, 17 restorante, 23 bare, kazino, muret e ngjitjes së shkëmbinjve, parkun e ujit, gjelbërimin në një fushë minigolfi, një palestër dhe spa,raporton ATSH.

Anija ka kapacitet deri në 6600 persona dhe ofron mundësitë për të shijuar në maksimum udhëtimin.

Projekti i ndërtuar kushtoi 700 milionë euro dhe investimi kishte për qëllim ndërtimin e një anijeje miqësore me mjedisin, motori i së cilës do të funksionojë me gaz natyror e jo me naftë.