“Ai që humb, të thotë; mirupafshim”/ Berisha: Unë u largova, s’e ka fajin Saliu për çdo gjë. Ja pse rikandidimi im do e çojë PD-në drejt fitores

Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD. I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e Bashës ka pësuar një rënie katastrofale. Duke u pyetur për faktin se 35 deputetë nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, Berisha u justifikua duke thënë se ata janë…

Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD.

I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e Bashës ka pësuar një rënie katastrofale. Duke u pyetur për faktin se 35 deputetë nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, Berisha u justifikua duke thënë se ata janë në meditim.

Berisha dha garanci se me kandidimin e tij per kryetar, PD do të shkojë drejt fitores. Ai tha se kush humbet duhet t’i thotë mirupafshim partisë.

Flisni për kryetarokraci ju do të zgjidheni pa garë?

Ju me konfundoni mua me Edi Ramën dhe unë nuk jam kurrë ai. Nuk kam krijuar në jetën time kandidat rival. Do të ketë një fushatë dhe një garë të vërtetë. Në një vend të lirë nuk ndodh që kandidati të krijojë rival. S’ka gjë më qesharake se t’i pretendosh atij rival. E vetmja gjë që s’mund të bëj unë është të kem një kandidat të shtirur. Di që ishin Kadilli dhe Kulluri që do kandidonin. Nëse kandidojnë janë të mirëpritur.

Alibekaj: Këtu problemi është tek kontestimi.

Berisha: Ata që e kanë kundërshtuar, nuk kanë ndershmërinë e Belind Këlliçit. Nuk mund të marr për bazë paragjykimet e të tjerëve.

Abilekaj: Ju do të merrni PD-në dhe do e çoni në zgjedhje në 2025. Nëse ju humbni do të lini pas një krizë shumë më të madhe.

Berisha: Kush e tha këtë?

Abilekaj: Nëse largoheni pas një humbje s’ka kush e menaxhon krizën.

Berisha: Partia ka nevojë që kur kryetari humb zgjedhjet thotë mirupafshim. Nëse ndodh kjo, hap shtegun për të ardhur ai tjetri. Vjen ai që e çon në fitore në mënyrë të pashmangshme. Kandidimi im do ta çojë në fitore dhe do hapë rrugën drejt saj. Statuti ka ndyshuar.

Lubonja: Unë s’mund të them kjo nuk është parti e Berishës. Por është një parti e zvogëluar ndërkohë që kemi një lëvizje të gjerë, më të gjerë se PD. Tani çfarë mendoj unë që këtu e pengon këtë? Ju me këtë historik, qëndrim edhe me deputetët, thoni të vijë dhe ata largohen dhe këtu do ngelet një parti e vogël. Nëse do jetë një kryetar tjetër, do emërtohet prapë si kukull e Berishës. Ju nuk premtoni një parti të emancipuar për të mirën e Shqipërisë.

Berisha: Ka mundësi nëse kryetari që humbet zgjedhjet largohet. Nuk ka mekanizëm tjetër. Unë u largova dhe nëse s’do isha larguar Rama s’do ishte në pushtet sot. Unë bëra një ndryshim gjeneratash. Fajin nuk e ka Saliu për çdo gjë. Keni Papandreun në Greqi, do rikthehem tha.

Lapaj: Atje ka garë doktor.

Lubonja: Kthimin tuaj e kemi peshqesh nga amerikanët.

Berisha: Do të them të vërtetën. Vendimi i shtatorit ka lidhje me ndërhyrjen e SHBA-ve.

“Flirton me Ramën”, Berisha: Ka një grup pro Bashës, ish-kryetari mund të formojë parti, por ka rënie katastrofale!

Lubonja: Unë shoh tre grupe. Mendoj se dhe me kokrra, shoh një pjesë që janë më afër Lulzim Bashës. Shoh një grup që ka ambiciet e veta, përtej Bashës dhe Berishës dhe të ‘vijmë ne’. Të dy këta grupe i shoh si të kenë mbështetje amerikane. Ka dy grupe që mendojnë se me mbështetje, amerikane që është kryesore, dhe me mbështetje ligjore, mund të rimarrin partinë dhe grupin tuaj që ka shumicën e partisë dhe legjitimitetin. Ju arritët në këtë pikë të suksesshme se fituat në Shkodër në 6 mars dhe një pjesë lëvizën nga kjo. Pastaj se sa të pavarur janë ata, që falen te ambasada në çdo rast, se di nëse janë të pavarur. Nëse do ishin të pavarur, do mbanin qëndrim. Ajo që bëri Basha ishte gabim politik se përçau partinë dhe bëri lojën e kundërshtarit. Janë 3 grupe. Aq shoh unë.

Berisha: A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një exit-poll që po bëhet, i Euronews, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri (Basha). Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, s’e mohoj por i parëndësishëm. Po flitron dhe po flitron me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz.