Agropërpunimi, Krifca: Kërkesa prej 30 mln eurosh drejt finalizimit

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca gjatë një takimi me investitorë në qytetin e Lezhës për programin e “100 fshatrave”, theksoi se qeveria shqiptare ka në procesim një kërkesë prej 30 mln eurosh për agropërpunimin.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca gjatë një takimi me investitorë në qytetin e Lezhës për programin e “100 fshatrave”, theksoi se qeveria shqiptare ka në procesim një kërkesë prej 30 mln eurosh për agropërpunimin.

Gjatë fjalës së saj, Krifca u shpreh se kërkesa për këtë shumë të konsiderueshme është në prag finalizimi, ku bëhet fjalë për 270 projekte të cilat janë të kreditueshme.

Ne jemi në fazën e përpunimit dhe implementimit të skemës kombëtare, e cila u përmend dhe është skema më e madhe që ka realizuar shteti shqiptar prej 20 mln eurosh dhe kemi në procesim një kërkesë rreth 30 mln euro, përsa i takon agropërpunimit. Është një shumë e konsiderueshme dhe ne jemi në prag të finalizimit, bëhet fjalë për 270 projekte dhe kjo kërkesë është bankable (e kreditueshme) e shqyrtuar nga AZHBR dhe mendoj se nuk është më çështje kërkese, kërkesa është aty dhe është gati që ju të shkoni dhe ta vilni frutin, në aspektin e zhvillimit të biznesit tuaj.

Drejtoresha e AZHBR, u kërkoi përfaqësuesve të bizneseve që në çdo fillimviti analistët e kredive që ata disponojnë të bëjnë një shqyrtim paraprak të kërkesave të paraqitura, duke kaluar më pas në AZHBR.

“Por ajo çfarë do të kërkoja unë është që ky proces nuk duhet pritur që të vijë me kontratat e AZHBR gati, kjo duhet të vijë nga ju potencialisht dhe çfarë do të preferoja, do të ishte që në fillim të vitit analistët e kredisë që ju keni, të kenë mundësinë të kenë bërë një shqyrtim paraprak të kësaj kërkese dhe dosjet që do vijnë në AZHBR të kenë kaluar në filtrin tuaj.

Kjo do ta bënte dhe investimin më të kreditueshëm, por edhe punën e AZHBR-së pak më të thjeshtë”, – theksoi Krifca.