Afrin, banorët festojnë Kurban Bajramin e parë larg terrorit

"Lavdëruar qoftë Allahu, sot në Afrin po festojmë Kurban Bajramin larg terrorizmit", tha Ahmed Ali

Në rajonin Afrin të Sirisë, i cili u pastrua nga terroristët nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) festohet për herë të parë larg terrorit Kurban Bajrami, raporton Anadolu Agency (AA).

Civilët në Afrinin e pastruar nga terroristët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, kanë mbushur xhamitë për namazin e Bajramit në një mjedis të qetë dhe të sigurtë.

Në hutbet e mbajtura janë shpjeguar temat e kurbanit, Bajramit dhe vëllazërisë ndërsa besimtarët pas përfundimit të namazit kanë shkëmbyer urimet me njëri tjetrin.

Ahmed Ali për AA tha: “Lavdëruar qoftë Allahu, sot në Afrin po festojmë Kurban Bajramin larg terrorizmit”.

“Po kalojmë një Bajram që qetë dhe në siguri. Atmosfera e Bajramit në Afrin është e burkur”, tha Ali duke shprehur falënderimet për TSK-në dhe ULS-në që kanë pastruar Afrinin nga organizatat terroriste.

Njësitë e TSK-së dhe ULS-së në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur më 20 janar pastruan nga terroristët e YPG/PKK-së rajonin e qendrës së Afrinit në Siri.