Afganistan, bastisje ndaj shkollave të FETO-s

Zyrtarët afganë, njoftuan se menaxhimi i tre shkollave në fjalë së shpejti do t'i transferohet Fondacionit Turk Maarif

Forcat e sigurisë në Afganistan kanë kryer bastisje dhe kanë marrë përsipër menaxhimin e shkollave të mesme për djem dhe vajza në qytetin Mezar-i Sherif dhe shkollën e mesme për vajza në qytetin Herat, deri tani të menaxhuara nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht përpjekjeve për parandalim të nxënësve të nxitur nga FETO, forcat e sigurisë me anë të vendimit të gjykatës kanë zhvilluar një operacion ndaj shkollave dhe kanë filluar proceset e transferimit.

– Shkollat do t’i transferohen Fondacionit Maarif

Zyrtarët afganë, njoftuan se menaxhimi i tre shkollave në fjalë së shpejti do t’i transferohet Fondacionit Turk Maarif.

Përveç këtyre shkollave edhe 6 prej 12 shkollave të FETO-s që veprojnë në kryeqytetin Kabul, si dhe në qytetet Herat, Mezar-i Sherif, Kandahar, Nangarhar dhe Jowzjan do t’i transferohen fondacionit Maarif.

Ministrat e arsimit të të dyja vendeve më 26 shkurt 2018 kishin nënshkruar marrëveshje për transferimin e shkollave të FETO-s.