Afera me inceneratorët / “Ktheni paratë”, Meta: Ish-ministri Cani e dinte mirë rëndësinë e firmave, këta që nuk e dinë…

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që t’i kthehen qytetarëve 400 milion euro abuzime të aferës së inceneratorëve. Ai tha se ish-ministri i Financës Shkëlqim Cani e dinte mirë rëndësinë e firmave dhe përgjegjësinë për çfarë po firmosej.

Pjesë nga fjala e Presidentit:

Afera vazhdon dhe treshja e famshme ka dalë jashtë vendit. Zotërinjtë që janë ndaluar do të bëjnë sikur janë ndaluar do bëjnë sikur po marrin disa dënime për të shpëtuar disa gjëra të tjera dhe përfshirjen e tyre në grup të strukturuar kriminal. Unë iu bëj thirrje që të bëhen të gjithë të penduar dhe të tregojnë se kush iu ka dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.

Mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në Komisionin e Parlamentit për të vënë përpara përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë në atë kohë. Sepse ai ish-ministër i Financave iku apo e përzunë sepse e dinte rëndësinë e firmave ai, se ka qenë zëvendëskryeministër ai në vitet ’90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg. Këta që nuk e dinë rëndësinë e firmave që thonë se i kanë prej hekuri, se kanë Takun dhe Spakun dhe bëhen bedena për atë që tha aman shkoni në burg që të shpëtoj vetëm unë.

Veç burgosjes se përgjegjësve te aferës se inceneratoreve, është e rëndësishme qe mbi 400 milion euro abuzime te kësaj afere t’ju kthehen qytetareve shqiptare.