Adriatik Llalla i shpëton Vetingut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit  vendosi që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut.

Komisioneri argumentoi javën e kaluar se ish-Prokurori i Përgjithshëm pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet.

“Me shumicë votash vendosi: ndryshimin e vendimit: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”, thuhet në vendim.

Si argument komisioneri solli shembullin e dy gjyqtarëve të dorëhequr pranë KLD gjatë vettingut. Me këtë vendim ish-kryeprokurori nuk do të ketë të drejtë të mbajë një post në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Pas dy seancave të para, Kolegji ka dëgjuar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh: “Parashikimet ligjore thone se nese subjekti jep doreheqjen, procesi i vetingut nderpritet. Me shume se kaq une nuk mund ta shpjegoj dot. Une kerkoj lenien ne fuqi te vendimit per Adriatik Llallen. Une nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj, por dua qe te ndiqni standardin ligjor”.

Pas vendimit ai u shpreh:

“Sot ligji fitoi, rritet besimi i qytetarëve ndaj Reformës në Drejtësi. Gjykata dha vendim korrekt, të drejtë”, tha Hazizaj