Administrata.al, platforma më e re për menaxhimin e burimeve njerëzore

 Platforma më e re për menaxhimin e burimeve njerëzore, administrata.al, është krijuar në funksion të përmirësimit të punës së administratës publike.

Platforma më e re për menaxhimin e burimeve njerëzore, administrata.al, është krijuar në funksion të përmirësimit të punës së administratës publike.

Duke prezantuar këtë platformë të re, kryeministri Edi Rama e vlerësoi si “një zhvillim të ri drejt përmbushjes së vizionit tonë qeverisës për një administratë profesionale, eficiente dhe një urë më shumë në aksesin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve”.

Platforma elektronike për administratën, administrata.al, është një platformë unike bashkëpunimi e orientuar drejt funksionimit të menaxhimit të burimeve njerëzore që ofron shpjegime dhe dokumente të gatshëm për t’u përdorur, referenca ligjore të grupuara për të adresuar të gjitha burimet njerëzore dhe module të ndërtuara enkas për funksione bazë, shkruan ATA.

Konkretisht përmes kësaj platforme ofrohen module mbi përshkrimin e punës, vlerësimin e perfomancës dhe ristrukturimin e institucioneve.

Lidhur me rekrutimin ofrohet sistemi plotësisht i automatizuar lidhur me HRMIS, menaxhimi i plotë i punëkërkuesve dhe procedurës së konkurrimit, i përshtatur edhe për njësitë e pushtetit vendor.

Moduli përshkrimet e punës vjen i organizuar për të përmirësuar cilësinë, ndihmën online të përshtatur me përmbajtjen dhe i kompletuar me përshkrim pune tipike nga ana e DAP.

Lidhur me vlerësimin e performancës, moduli është ndërtuar për të minimizuar subjektivitetin; është i organizuar për të strukturuar objektivat institucional dhe të njësive,
i kompletuar me njoftime automatike për afatet.

Raportimi bëhet bazuar në eksperiencën disavjeçare për mbledhjen e të dhënave, me formula dhe rregulla për të minimizuar gabimet njerëzore; automatizon detyrimin për raportimin mujor të institucioneve të tjera.

Po ashtu ofrohen module të dedikuara për shërbimin civil, module specifike për administrimin e nëpunësit civil, lirimin, pezullimin dhe transferimin.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/691346444618905/