Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi janë ngritur akuza se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, pa dëshirën e saj.
29-vjeçari është banues në fshatin Vithkuq, Korçë dhe dyshohet se më datën 08.04.2023 ai ka abuzuar me vajzën e cila ishte e pazotë për t’u mbrojtur.
Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë një 60-vjeçar nga Pogradeci i cili në lagjen nr 5, me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën fqinjit të tij, me pretendimin se kalon në pronën e 60-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.