Abdulhamit Gül: Do të siguroj sistem të drejtë dhe të besueshëm

Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül: Do të vendoset mekanizëm për eliminimin e parregullsive në sistemin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamid Gül, i cili ka mbajtur funksionin në kabinetin e ri, sot ka premtuar se do të sigurojë një sistem të drejtë dhe të besueshëm në jurisprudencë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si qeveri, do të vendosim një sistem të drejtësisë e cila do të sigurojë besim, kjo është qasja jonë themelore”, tha Gül, duke shtuar se të gjitha parregullsitë në sistemin e drejtësisë do të eliminohen me anë të një mekanizmi që do të vendoset.

“Njerëzit tanë nga Kordona e Izmirit, nga Suri i Diyarbakirit, nga Samsuni dhe Antalya, të gjithë do të përjetojnë këtë ndjesi. Ne jemi duke u përpjekur të krijojmë ndiesinë se Turqia ka një sistem të drejtësisë”, shtoi ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje prezantoi kabinetin e ri me 16 ministra në kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara, kabinetin e parë të sistemit të ri presidencial.