Kryeministri Edi Rama reagoi me doza të forta ironie për zërat në disa media se kishte pësuar një parainfarkt kardiak duke përfunduar për mjekim gjatë natës, duke gdhirë dita e sotme, në një spital privat në Tiranë. Në fakt, Rama prej tri ditësh gjendet në Berat në një axhendë të ngjeshur qeveritare, shkruan Shqip.
Duke publikuar këtë foto që shikoni përbri këtij lajmi, z.Rama tregon se si qëndroi sot në studio pas një dite larg qytetit:
“Sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit, larg kadrinjve dhe rrëmetit”, thotë z.Rama, pasi përdori me bollëk ironinë ndaj “lajmit” që përhapi ish-deputeti i PD, Klevis Balliu: “Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve, po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse, faleminderit për merakun”, – përfundon z.Rama.
Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s'i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit😁FLM për merakun🙏 pic.twitter.com/sX7QtE4CYc
— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2019