A e ke takuar Tahirin në burg? Dikur ishte ministri kampion, pyetja që ‘bllokoi’ kryeministrin, Rama: S’kam arsye që të…

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për faktin nëse e ka takuar apo jo ish-ministrin Saimir Tahiri në burg, pasi po vuan akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në një intervistë për ‘Opinion’ Rama tha se nuk kishte arsye që të vizitonte asnjë të burgosur.

Fevziu: A keni shkuar të takoni në burg Tahirin?
Rama: Këto janë çështje serioze dhe nuk janë pyetje që i bëhen një kryeministri nga.. studioja më…po të themi..megjithatë…
Fevziu: Edhe po të shkonit, s’do ishte gjest negativ
Rama: S’kam arsye që të vizitoj asnjë të burgosur dhe nuk dua të vazhdoj këtë koment.