A do të hiqet ora policore nesër? Brataj del kategorikisht kundër: Lokalet e natës na sollën përhapje tek prindërit e adoleshentëve

Brataj u shpreh kundër heqjes së maskave, duke e konsideruar një gabim fatal që mund të ndikonte në përhapjen e rasteve të reja.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, foli rreth masave që duhet të rishikohen me rënien e kurbës së infektimeve në vend.

Brataj u shpreh kundër heqjes së maskave, duke e konsideruar një gabim fatal që mund të ndikonte në përhapjen e rasteve të reja.

Për sa i përket orës policore, kreu i Urgjencës Kombëtare theksoi se ajo duhet të rishikohet po kurrësesi të hiqet plotësisht, pasi u provua se lokalet e natës sollën një përhapje të rasteve të reja te adoleshentët dhe te prindërit e tyre.

“Masat do të hiqen në mënyrë graduale se ndryshe do të ishte gabim fatal. Po të ishte për mua, do të ishte heqja e maskës. Moshat e vjetra nuk e heqin maskën sepse është kthyer në kulturë. Edhe orën policore do të duhet ta zgjasim. Për ta hequr fare nuk do të isha dakord. Ora e darkës dhe lokalet e natës na solli përhapje tek prindërit e adoleshentëve. Në atë orë rinia mblidhet, shkon kundër disa biznesve. Do të zgjaset por nuk do të hiqet komplet”, tha Brataj.