Një bashkëpunëtor i “mbretit” të kartelit të drogës Joaquín ‘ El Chapo Guzmán u ekzekutua brenda makinës së tij gjatë një sulmi në Meksikën veriore. E plagosur mbeti edhe vajza e tij tetë muajshe.
Ignacio Paez Soto, anëtar i Kartelit Sinaloa, ishte brenda automjetit të tij me gruan kur një grup nisën sulmin jashtë një parking në një dyqan komercial në Caborca, Sonora.
Dëshmitarët u thanë autoriteteve se sulmuesit dolën nga një Jeep Cherokee që mbante pushkë ushtarake dhe qëlluan në Volkswagen Passat të Paez para se të arratiseshin.
Paez, i njohur si ‘El Nacho’ dhe ‘C1’, u qëllua më shumë se 50 herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet. Vajza e tij e vogël u qëllua në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq.
Nëna e fëmijës, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, nuk u lëndua fizikisht, por u trajtua nga ndihmës mjekët pasi pësoi një krizë nervore. /abcnews.al