Ekspertët e industrisë së mbrojtjes, për Anadolu Agency (AA) vlerësuan vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sanksione ndaj Turqisë për shkak të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, si dhe efektet e tij ndaj industrisë turke të mbrojtjes dhe zgjidhjet alternative.
Studiues i Politikave të Mbrojtjes, Arda Mevlütoğlu, në deklaratën për AA tha se vendimi për sanksione përbën një pikë kthese të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Ky vendim, i cili me siguri do të lërë një gjurmë të thellë në kujtesën shoqërore, ka të ngjarë të ketë edhe implikime gjeopolitike”, tha ai.
Mevlütoğlu deklaroi se me sanksionet i ndalohet Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës së Turqisë (SSB) t’i jepet licencë eksporti, që do të thotë se SSB nuk do të mund të blejë pjesë nga projektet në SHBA pjesë e të cilave është vete edhe ky institucion.
Ai tregoi se sanksionet tjera ndaj SSB janë në lidhje me financimin, sipas së cilës, parashikohet parandalimi i SSB-së që të ketë qasje në kreditë prej 10 milionë dollarë e më lartë nga EXIMBANK SHBA si dhe institucionet tjera financiare ku SHBA është palë.
“Kjo mund ta bëjë të vështirë për SSB që të mbledhë fonde për furnizim dhe projekte eksporti. Padyshim, burime dhe zgjidhje alternative mund të zhvillohen, por këto do të përfshijnë gjithashtu ngarkesa të ndara politike dhe financiare”, u shpreh Mevlütoğlu.
Mevlütoğlu tërhoqi vëmendjen se sansksionet do të kenë ndikim edhe tek vendet me marrëdhënie të afërta me SHBA-në, në lidhje me qasjen dhe politikat e tyre ndaj Turqisë dhe SSB.
“Me koston e dobësimit të mbrojtjes së kufijve të NATO-s”
Analist i Politikave të Mbrojtjes, Turan Oğuz, nga ana tjetër, nënvizoi se Turqia është shteti i parë anëtarë i NATO-s, që SHBA ka zbatuar sanksione të CAATSA. “Kështu, për herë të parë në historinë e NATO-s, një vend i NATO-s i dha ndihmë të heshtur Rusisë me koston e dobësimit të mbrojtjes së kufijve të NATO-s, duke përfshirë edhe vetveten”, deklaroi Oğuz.
Ai tërhoqi vëmendjen se me ardhjen e administratë së Joe Biden mund të ndodhin zhvillime të reja në aspektin e sanksioneve, qoftë pozitive e qoftë negative.
“Një rrezik i fshehur është se këto sanksione mund të shkaktojnë sanksione të BE-së”, thotë Oğuz duke shtuar se vendet e BE-së duke e marrë shembull këtë në Samitin e muajit mars të vitit 2021 mund të vendosin për sanksione të ashpra.
Ai, megjithatë, tha se duhet të pritet deklarata e detajuar e administratës amerikane për vlerësime përfundimtare, duke numëruar disa sektorë dhe fusha që mund të ndikohen nga sanksionet.
Problemi me pjesë rezervë
Turan Oğuz tha se një nga efektet anësore më të rëndësishme të padukshme është ndalimi i furnizimit të pjesëve dhe nënsistemeve të prodhuara nga vende të tjera dhe që përmbajnë komponentë të SHBA-së që kërkojnë autorizim.
“Në disa, burimi i furnizimit është ndryshuar, tek disa do të ketë disa vështirësi në fillim, por do të gjendet alternativa”, theskoi Oğuz
“Turqia do t’i afrohet më ngrohtë të gjithë alternativave”
Sipas Oğuz, Turqia veçanërisht pasi filloi operacionet në Siri në vitin 2016, gjithnjë e më shumë ishte ekspozuar ndaj kritikave dhe embargove të fshehur dhe të hapur të SHBA-së dhe vendeve evropiane.
“Ky hap nënkupton emërimin zyrtar të sanksioneve. Këto sanksione do të ndalojnë në një nivel në kohë afatshkurtër Turqinë në zhvillimin dhe blerjen e armëve me SHBA-të dhe do të shkaktojnë disa ndërprerje në programin e punës”, u shpreh ai duke shtuar se një industri turke e mbrojtjes që do t’i nënshtrohet këtij procesi përmes ndryshimeve strukturore mund ta kthejë këtë negativitet në një mundësi dhe fitim.
“Turqia do t’i afrohet më ngrohtë të gjithë alternativave në botë”, shtoi Oğuz.