Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 të vdekur dhe 802 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 46.863 dhe numri i të vdekurve në 977, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 24.136 dhe raste aktive janë 21.750.
Ministria ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim.
Ndërkohë, institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 216.441 testime për personat e dyshuar me koronavirus.