Gjirokastër, aksidentohen dy makina

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Gjirokastër.

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Gjirokastër.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë. Personi i plagosur është dërguar në spitalin “Omer Nishani” të qytetit të gurtë, raporton Abc.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë parakalim i gabuar i njërës prej makinave. Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.