Pas fitores 3-2 të Shqipërisë ndaj kombëtares bjelloruse, ku kuqezinjtë u ngjitën në Ligën B të Ligës së Kombeve, faqja e mirënjohur “Who Scored” që merret me statistikat e lojtarëve ka publikuar formacionin më të mirë të grupit të Kombëtares shqiptare për të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni për këtë sezon.
Pjesë e këtij formacioni janë 5 shqiptarë si: Berisha, Gjimshiti, Bare, Manaj dhe Cikalleshi, i cili kishte notën më të lartë të kësaj 11-she, falë 4 golave të shënuara në 6 ndeshjet e Ligës së Kombeve.