Turqi, ndalohet pirja e duhanit në vendet publike në lindje të vendit

Vendimi është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit...

Pirja e duhanit në të gjitha vendet publike është ndaluar në provincën lindore turke Mus në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), njoftuan sot zyrtarët lokalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pirja e duhanit dhe produkteve të ngjashme është ndaluar në të gjitha vendet publike, përfshirë rrugët, sheshet dhe parqet, sipas një deklarate.

“Shkelësit e urdhrit do të gjobiten në përputhje me Ligjin e Përgjithshëm të Higjienës Publike dhe Kodit Penal Turk”, thuhet në njoftimin për media.Turqi, ndalohet pirja e duhanit në vendet publike në lindje të vendit

Më parë, provincat turke, përfshirë Van, Erzincan, Kastamonu, Giresun, Gumushane, Karaman, Cankiri, Kahramanmaras dhe Ordu kishin vendosur ndalesë të ngjashme të pjesshëm ose të plotë të pirjes së duhanit në hapësirat publike.

Ndërkohë, një sërë masash u rivendosën në të gjithë vendin në fillim të kësaj jave për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Parukierët, sallat e dasmave, pishinat, teatrot dhe vendet e ngjashme duhet të mbyllen në orën 22:00.

Kufizimet zbatohen gjithashtu për kafenetë dhe restorantet, por ata lejohen të ofrojnë shërbime edhe pas orës 22:00.

Turqia deri më tani ka regjistruar 384.509 raste të koronavirusit, përfshirë 10.558 vdekje dhe 330.665 shërime.