Shënohet rekordi i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë

7 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, rekord me të prekurit...

Është regjistruar një tjetër rekord infektimesh nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 421 persona.

Ndërkohë, virusi i rrezikshëm iu ka marrë jetën edhe 7 pacientëve, duke e çuar në 543 numrin total të viktimave.

Lajm i mirë është se gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar nga virusi Covid-19 118 të infektuar.

Tabela