Covid-19/ Kurba nuk njeh ulje, sërish numra të lartë në 24-orët e fundit

Rekord viktimash nga Covid-19...

Vijojnë prej ditësh shifrat e larta nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rekord viktimash, ku kanë humbur betejën me virusin e rëndë 7 pacientë.

Gjithashtu, gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe 284 raste të reja infektimi.

Të dhënat e MSH:

Raste të reja ditore – 284
Të shëruar ne 24 orë – 103
Të shtruar në spitale – 285
Humbje jete në 24 orë – 7
Testime ditore – 1278

Testime totale – 119,607
Raste pozitive – 19,729
Raste të shëruara – 10,808
Raste Aktive – 8,434
Humbje jete – 487