Neymar është bërë shënuesi i dytë më i mirë për kombëtaren e Brazilit, pas legjendës Pele, duke arritur 64 gola, transmeton Anadolu Agency (AA).
Brazili u përball me Perunë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të FIFA Kupës së Botës 2022 në Amerikën Jugore. Brazili ndeshjen e fitoi me rezultatin 4-2 ndërsa nga Peruja u ndëshkuan dy futbollistë me karton të kuq në minutat 86 dhe 89.
Neymar në këtë ndeshje shënoi 3 gola, prej të cilëve dy nga penaltia. Futbollisti 28-vjeçar me golat e shënuara arriti në numrin prej 64 golash në 103 ndeshje.
Ai e tejkaloi Ronaldo Nazario i cili kishte shënuar 62 ndërsa i dyti pas legjendës Pele i cili ka shënuar 77 gola.