Liderja e opozitës turke: Turqia duhet të jetë me Azerbajxhanin në tryezën e bisedimeve

Para grupit të saj parlamentar, Akşener tha se Turqia duhet ta bëjë këtë për të treguar se Azerbajxhani nuk është i vetëm

Udhëheqësja e partisë opozitare turke Partia e Mirë (IP), Meral Akşener ka deklaruar se Turqia duhet të jetë me Azerbajxhanin në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Malësisë së Karabakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Para grupit të saj parlamentar, Akşener tha se Turqia duhet ta bëjë këtë për të treguar se Azerbajxhani nuk është i vetëm.

Ajo i bëri thirrje qeverisë turke që të jetë më e kujdesshme për këtë çështje, duke i kërkuar asaj të “përqendrohet në lobim dhe diplomaci”.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe nga ajo kohë Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanse, pavarësisht nga një armëpushim humanitar i ndërmjetësuar nga Moska që u arrit javën e kaluar për shkëmbimin e të burgosurve.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-të, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani pa rezultate. Megjithatë, një armëpushim u ra dakord në vitin 1994.

Turqia ka mbështetur të drejtën e Azerbajxhanit për vetëmbrojtje dhe kërkoi tërheqjen e forcave pushtuese.