Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Shoygu, me të cilin foli edhe për sulmin e fundit të Armenisë ndaj Azerbajxhanit.
Siç njofton Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtar (MSB), Akar dhe Shoygu shkëmbyen mendime lidhur me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë në sulmin e Armenisë në Azerbajxhan, Idlibin dhe Libinë.
“Në bisedë nga ana e ministrit Akar u shpreh nevoja e dhënies fund të sulmeve të Armenisë në drejtim të vendbanimeve civile duke shkelur armëpushimin, si dhe daljes nga tokat që i mban të pushtuara; se Azerbajxhani nuk do të presë edhe 30 vite për zgjidhjen e çështjes dhe se Turqia është pranë Azerbajxhanit në operacionin që ka filluar për të rimarrë tokat e veta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Më tej, në njoftim thuhet: “Akar gjithashtu në bisedë theksoi se Turqia i ka përmbushur angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes së arritur me Rusinë më 5 mars 2020 për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Idlib, se Turqia vazhdon të bëjë përpjekje për kthimin vullnetar dhe të sigurt të njerëzve të pafajshëm”.
“Mes Turqisë dhe Libisë ekziston një miqësi historike 500-vjeçare, ekzistojnë lidhje vëllazërore. Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e mundshme për stabilizimin e rajonit dhe se mbështet një Libi të qëndrueshme, të pavarur dhe sovrane në kuadër të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”,- përfundon komunikata e Ministrisë.