Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk vdekur në 24 orët e fundit duke numri i të vdekurve nga ky virus të mbetet 627, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 42 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.705.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 645 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 69.108 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 54 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347.