Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar detaje nga mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve.
Rama u ka lënë porosi që javën e ardhshme të dorëzojnë një raport të detajuar me problemet e partisë për çdo qark.
E gjithë mbledhja e sotme ka patur karakter organizativ në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ndër të tjera mësohet se kryeministri Rama ka thënë: synojmë 74 mandate, kjo është kryesfida e jonë.
Po ashtu kreu i qeverisë ka kërkuar riformatimin e FRESH dhe forumit të gruas.
Sipas Ramës fuqizimi i këtyre dy organeve në parti janë me rëndësi për PS në fushatën elektorale.
Vijon