Çavuşoğlu: Islamofobinë dhe ksenofobinë mund ta mposhtim vetëm së bashku

"Terroristi i cili masakroi në Christchurch 51 vëllezërit tanë përfshirë edhe Zekeriya Tuyan mori burgim të përjetshëm, dënimin më të rëndë në Zelandën e Re", tha ministri Çavuşoğlu...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se terroristi Brenton Tarrant i cili martirizoi 51 persona dhe plagosi 49 të tjerë në një sulm të armatosur në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re u dënua me burgim të përjetshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twitter, Çavuşoğlu tha se “Terroristi i cili masakroi në Christchurch 51 vëllezërit tanë përfshirë edhe Zekeriya Tuyan mori burgim të përjetshëm, dënimin më të rëndë në Zelandën e Re. Përkutoj me mëshirë ata që humbën jetën në këtë sulm tradhtar. Ne mund ta mposhtim vetëm së bashku islamofobinë dhe ksenofobinë të cilat janë një kërcënim për të gjithë njerëzinë”.Çavuşoğlu: Islamofobinë dhe ksenofobinë mund ta mposhtim vetëm së bashku

Dënimi më i rëndë në historinë e Zelandës së Re

Terroristi Tarrant, i cili martirizoi 51 persona dhe plagosi 49 të tjerë në sulmin e armatosur ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch më 15 mars 2019 në seancën gjyqësore mori dënimin me burg të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht me akuzat për 51 vrasje, 40 vrasje të mbetura në tentativë dhe për terrorizëm.

Gjyqtari Cameron Mander duke iu drejtuar terroristit Tarrant para shpalljes së vendimit tha: “Ti je i pamëshirshëm. Nuk dëgjove as thirrjet e të plagosurve për të të falur jetën. Edhe sikur të qëndrosh i burgosur deri në vdekje nuk do të mund të përmbushet nevoja e dënimit të dhënë ndaj teje”.

Dënimi i terroristit Tarrant është dënimi më i rëndë që është dhënë deri më tani në historinë e Zelandës së Re.