Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti deklaroi para pak ditëve se shumë shpejt, xhamia e Haxhi Et’hem Beut, një nga objektet më të rëndësishme të besimit mysliman, por dhe një monument i rrallë i trashëgimisë kulturore, do t’i kthehet besimtarëve e vizitorëve.
Ministrja shprehet se falë mbështetjes financiare të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim-TİKA në Tiranë, ky objekt po kthehet në identitet.
Sipas saj, aktualisht ka përfunduar një nga fazat më të rëndësishme, ajo e restaurimit të afreskeve dhe po punohet për rregullimin e çatisë, të degraduar nga koha, për të vijuar me dyshemenë, raporton TRT.
Margariti thotë se puna vazhdon edhe pse është një situatë e vështirë e krijuar nga COVID-19.
Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë.