Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 13 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 438 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 158 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 12.006.
Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 471 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 45.868 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 245 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.