Fillon mesha e 7-të në pjesën e Manastirit Sümela që shikon Luginën Altındere në Karadağ të rajonit Maçka në qytetin Trabzon ku të krishterëve ortodoksë iu lejua në vitin 2010 të mbajnë për herë të parë meshë pas 88 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në përvjetorin e konsideruar të shenjtë dhe i cili në botën e krishterë pranohet si “ngjitja në qiell e Shën Mërisë”, personat që do të marrin pjesë në meshën e organizuar nga të krishterët ortodoksë filluan përgatitjet pas mbërritjes në orët e para të mëngjesit në Manastirin historik Sümela.
Ekipet e sigurisë së xhandarmësirë morën masat përreth manastirit si dhe kontrolluan brenda atë me qen nuhatës.
Vizitorët në hyrje të manastirit u pranuan brenda përpara meshës në mënyrë të kontrolluar me kartat hyrëse të dhëna nga prefektuara e qytetit Trabzon.
Në meshën e cila nuk mbahet prej 4 vitesh për shkak të restaurimit të saj, këtë vit marrin pjesë rreth 70 persona për arsye të masave kundër koronavirusit (COVID-19).
Në mesin e pjesëmarrësve është edhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) për Turqinë, Christian Berger ndërsa mesha këtë vit mbahet nga zyrtarë të Patriarkanës pasi në vitet e kaluara ajo është drejtuar nga Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos.
Për shkak të ritualit në Manastirin Sümela deri në orën 14:00 nuk do të pranohen vizitorë përveç delegacionit. Qytetarët mund të vizitojnë manastrin pas meshës në orën 14:00-20:00.
– Manastiri Sümela
Manastiri Sümela ndodhet në një zonë pyjore, rreth 300 metra mbi luginë në rrëzë të Karadağ në Luginën Altındere, ndërsa në mesin e popullit njihet edhe si “Virgjëresha Mari” (Meryem Ana).
Në shekullin 18, shumë pjesë të manastirit janë restauruar, disa mure janë dekoruar me afreske. Pasi në shekullin 19 i janë shtuar edhe ndërtesat e mëdha, manastiri ka marrë një pamje të mrekullueshme duke e përjetuar periudhën më të pasur. Pas formës së fundit atë e kanë vizituar shumë kronikanë të huaj.
Kompleksi i manastirit Sumela përbëhet nga një kishë në shpellë e cila është qendra e tërë kësaj arkitekture, disa kishëza, kuzhinë, dhoma studentësh, hapësira për turistë, biblioteka dhe burimi i “ujit të shenjtë”. Kjo bashkësi strukturash është ndërtuar në një territor të gjerë.
Karakteristikë tjetër janë shkallët e ngushta dhe të gjata përmes të cilave duhet kaluar. Afreskat akoma ekzistojnë dhe jo vetëm në brendi të manastirit por edhe në muret e jashtme.
Temat kryesore në afresket, të cilat në Manastirin Sümela janë marrë duke u shkulur vende vende dhe të cilat bartin një pamje të rrënuar janë skena të marra nga Bibla lidhur me përshkrimin e jatës së Hz. Isa (Jezusit) dhe Shën Mërisë.