Bie nga lartësia, humb jetën roja i një pallati në ndërtim në Tirane

Një person afro të pesëdhjetave ka humbur jetën në Tiranë.

Një person afro të pesëdhjetave ka humbur jetën në Tiranë.

Mësohet se rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e katit të dytë, roja i objektit, shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia, raporton Top Channel.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.