Në Turqi vazhdojnë operacionet kundër FETO-s, arrestohen 7 persona

Ekipet e inteligjencës dhe Departamentit të Antiterrorizmit të Policisë në Ankara, realizuan një operacion që kishte në objektiv "celulat" e organizatës, me qëllim kapjen e personave të dyshuar për anëtarësim në organizatën terroriste FETO/PDY

Gjatë një operacioni kundër anëtarëve të organizatës terroriste FETO në Turqi, u arrestuan shtatë persona, të cilët fshiheshin në të ashtuquajturat shtëpi të sigurta të FETO-s, vendet ku fshihen terroristët, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e inteligjencës dhe Departamentit të Antiterrorizmit të Policisë në Ankara realizuan një operacion që kishte në objektiv “celulat” e organizatës, me qëllim kapjen e personave të dyshuar për anëtarësim në organizatën terroriste FETO/PDY.

Me këtë rast u kapën shtatë persona të organizatës për të cilët u konstatua se fshiheshin në shtëpi dhe komunikonin përmes internetit.

Gjatë kontrollit të personave, automjeteve dhe objektit u gjetën të paktën gjashtë dokumente të falsifikuara dhe para në vlerë 75 mijë lira (rreth 8.638 euro) dhe 500 euro.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit të dështuar në Turqi në mbrëmjen e 15 korrikut të vitit 2016.

Në krye të organizatës qëndron Fetullah Gulen, me seli në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia edhe zyrtarisht e ka kërkuar nga SHBA.

Pjesëtarët e organizatës terroriste me vite përmes kurdisjes së provimeve janë avancuar në detyrë, duke u infiltruar në institucionet shtetërore. Kështu, fillimisht në dhjetor të vitit 2013, ithtarët e FETO-s në gjykatën turke përmes një procesi të montuar për gjoja korrupsion tentuan të ndjekin një numër zyrtarësh të lartë.

Disa vite më pas pasoi tentimi i përgjakshëm i grusht shtetit të dështuar të terroristëve të FETO-s, apo më saktësisht përpjekja e grusht shtetit të kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimet kundër organizatës terroriste FETO treguan se është një rrjet global e cila nuk paraqet rrezik vetëm për Turqinë, por edhe në çdo vend tjetër ku është aktive. Për këtë në disa raste kanë paralajmëruar zyrtarët turq. Gjatë përpjekjes së grusht shtetit të dështuar në Turqi ranë 251 dëshmorë dhe u plagosën rreth 2.200 të tjerë.