Rusi, një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, pas përplasjes me makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Sochi të Rusisë një prej qyteteve ku po zhvillohet kamponati botëror i futbollit.
Sipas informacioneve të mediave bëhet e ditur se një automjet është futur mes turmës së njerëzve, duke lënë një person të vdekur dhe dy prej të plagosurve në gjendje të rëndë, raporton Vizion Plus.
Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se drejtuesi i makinës, ka dremitur para aksidentit.
https://youtu.be/MObrj14IxaQ