Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 33ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 39ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 33ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 34ºC.