4 të arrestuar në Tiranë, njëri prej tyre në kërkim kombëtar

Vjedhje në market, dhunë ndaj gruas dhe mashtrim...

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, teksa është kapur dhe ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 25 vjeç dhe u procedua penalisht vëllai i tij i mitur, shtetasi A. A., 15 vjeç, pasi në rrugën “Fuat Toptani”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në mjetin në pronësi të shtetasit N. S., disa sende personale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruan Top Channel.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit E. H., 26 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një marketi ka vjedhur disa produkte ushqimore. Nga veprimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

• Më datë 19.07.2020, në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 20.000 lekë.

•Më datë 20.07.2020, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 12.000 lekë.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 52 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. Xh., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkatërrim prone”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.