Turqi, bie indeksi i besimit të konsumatorit në muajin korrik

Indeksi, i llogaritur nga TurkStat dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së tendencave të konsumatorit, ra me 2,7 për qind këtë muaj, respektivisht nga 62.6 në muajin qershor

Instituti turk i statistikave TurkStat ka bërë të ditur se indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi ka shënuar rënie në 60.9 në muajin korrik krahasuar me muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Indeksi, i llogaritur nga TurkStat dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së tendencave të konsumatorit, ra me 2,7 për qind këtë muaj, respektivisht nga 62.6 në muajin qershor.

Të dhënat nga TurkStat tregojnë se të gjitha sub-indekset, përveç interpretimit të parashikimit të situatës financiare të familjeve, u rrëzuan në krahasim me muajin e kaluar.

Pritjet e situatës financiare të indeksit të familjeve u rritën me 0,9 për qind në baza mujore, duke sugjeruar se më shumë njerëz po presin një situatë të mirë financiare në vitin e ardhshëm.

Duke ndjekur tendencat e konsumatorëve për të kursyer para gjatë 12 muajve të ardhshëm, probaliteti i indeksit të kursimit shënoi rënien më të madhe mujore, respektivisht me 14 për qind krahasuar me muajin e kaluar.

Indeksi i pritjeve të konsumatorit për një situatë të përgjithshme më të mirë ekonomike në 12 muajt e ardhshëm, në muajin korrik ka rënë me 3,9 për qind krahasuar me muajin qershor.

Vlerësimet dhe pritjet e konsumatorit në pothuajse 20 kategori ekonomike dhe financiare maten në anketat mujore të tendencës.

Indeksi i besimit të konsumatorit, i llogaritur nga rezultatet e ankesës, vlerësohet brenda intervalit 0.200, duke treguar optimizëm kur indeksi është mbi 100 dhe pesimizëm kur është nën 100.