Në Këshillin Politik të thirrur ditën e sotme, po mbërrijnë përfaqësuesit e palëve politike.
Top Channel mëson se fillimisht në këtë mbledhje ka mbërritur përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri , ndërkohë në mbledhje është edhe një përfaqësues i Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian. Ian Crawford shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën Amerikane merr pjesë si vëzhgues në tryezën politike.
Pas Damian Gjiknurit, në mbledhje ka mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila më herët konfirmoi pjesëmarrjen duke thënë se do të jetë aty së bashku me Myslim Murrizin. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama është fotografuar në momentet e mbërritjes së tij.
Nga ana tjetër për sa i përket opozitës jashtë parlamentare, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për ditën e sotme, por janë shprehur se janë gati të ulen për diskutim të enjten ose të premten.