Rama për hapjen e listave: Përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve

“PS do atë që duan …”/ Hapja e listave, Rama: Përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve...

Në një kohë që Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet konsensuale në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, kryeministri Rama ka postuar sot një videomesazh në të cilin zotohet se Partia Socialiste do të hapë listat e deputetëve.

Rama këmbëngul në hapjen e listave ndonëse opozita joparlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese.

“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT🌹”, shkruan kryeministri Rama.

Kujtojmë se, Kryeministri do të takohet sot në kryesi me kryetarin e grupit opozitar në parlament, Myslim Murrizin.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/337373923943617/