Super Belgjika, përmbys Japoninë dhe prek çerekfinalen

Belgjika spektakolare, përmbys gjithçka në fund ndaj Japonisë

Belgjika ka fituar një nga ndeshjet e 1/8-ave më të bukura të historisë me rezultatin 3-2. Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë, me japonezët që kalojnë në avantazh të dyfishtë dhe belgët që përmbysin gjithçka në 20 minutat e fundit.

Ishte Belgjika ekipi që kontrolloi lojën përgjatë pesës së parë duke prodhuar një mal me aksione por pa arritur të finalizojë. Vetëm dy goditje drejt portës nga belgët, dhe mbi 20 aksione të krijuara në gjysmëfushën japoneze. Ndërkohë aziatikët mbrohen mirë, kanë një plan të përsosur taktik dhe arrijnë të përballojnë mirë shtatlartësinë e kundërshtarëve. Pas pushimit vjen çmenduria.

Haraguchi kalon të tijtë në avantazh me një goditje fantastike nga brenda zonës. Dhe pak minuta më pas vjen goli i dytë me anë të Inui, një goditje e mrekullueshme nga jashtë zonës.

Më pas Vertonghen korrigjoi gabimin në golin e parë duke goditur bukur me kokë në zonën japoneze një parabolë që nuk e besonte askush se do të përfundonte në rrjetë, por që shkoi pikërisht aty. Belgët e rritën presionin falë edhe futrjes së Chadli dhe Fellainit dhe ishte pikërisht ky i fundit që realizoi golin e barazimit duke goditur saktë me kokë pas krosimit të Hazard nga e majta.

Në jesën e parë Belgjika bëri gjithçka mirë por përsëri nuk ka rritur të gjejë golin e shumë dëshiruar.  Me 7 goditje në kuadrat vetëm në 45 minutat e para, belgët, dukshëm superiorë ndaj aziatikëvë nuk kanë arritur të dërgojnë topin në rrjetë qoftë edhe për një herë të vetme, më tepër për mungesë kthejlltësie të tyre se sa për meritë të japonezëve.

Tani e pret sfida me Brazilin, ku do të ketë një përballje të vërtetë mes yjeve më në zë të futbollit botëror.