Çavuşoğlu: Turqia përmbushi kërkesat e 125 vendeve për ndihmë lidhur me COVID-19

"Turqia kaloi herët në veprim për të dërguar ndihma tek të tjerët. Deri më tani kemi përmbushur kërkesën për ndihmë të 125 vendeve. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për ndihmë", tha Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se Turqia deri më sot ka përmbushur kërkesën e 125 vendeve që kanë kërkuar ndihmë për pajisje mjekësore për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të “Forumit të Diplomacisë Antalya” me temën “Diplomacia Dixhitale” që u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Politikat e Migracionit (ICMPD) u mbajt video-konferenca me temë “Situata e refugjatëve dhe e njerëzve të tjerë të zhvendosur gjatë pandemisë: Nevoja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar”.

Në një fjalim Çavuşoğlu tha se pandemia i ka prekur të gjithë pa dallim. “Në këtë proces, edhe pse në mënyrë të dhimbshme, ne kuptuam edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit efektiv ndërkombëtar përballë krizave globale. Kur marrim prasysh ashpërsinë dhe natyrën e pandemisë, Turqia kaloi herët në veprim për të dërguar ndihma tek të tjerët. Deri më tani kemi përmbushur kërkesën për ndihmë të 125 vendeve. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për ndihmë”, tha Çavuşoğlu.

Pasi vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit në mbrojtjen e refugjatëve dhe personave të zhvendosur të cilët janë grupi më i brishtë përballë pandemisë, Çavuşoğlu theksoi se falë përpjekjeve të Turqisë ndaj këtyre grupeve të brishta janë kryer referenca të veçanta në deklaratat e organizatave të ndryshme të tilla si G20, Organizata Meksikë-Indonezi-Koreja e Jugut-Turqi-Australi (MIKTA), Organizata Botërore e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk).

Çavuşoğlu tha se pandemia ka krijuar vështirësi specifike për njerëzit e zhvendosur.

“Fillimisht, mbyllja e kufijve, prishja e prodhimit global, prishja e logjistikës dhe zinxhirit furnizues global pengoi përpjekjet për ndihmë ndaj refugjatëve. E dyta, mbyllja e kufijve pengoi aplikimet e azilit. Ende nuk kemi gjetur zgjidhje së bashku për këtë problem. E treta, u vështirësua përfshirja e personave të zhvendosur në sistemet kombëtare shëndetësore i cili aktualisht është problem. E katërta, u përballën më shumë me virusin. Kriza shfaqi rëndësinë e fushatave për informimin e hershëm. Së fundmi, refugjatët preken thellë nga pasojat ekonomike të COVID-19”, tha ai.

Duke vënë në dukje se ka nevojë për një veprim ndërkombëtar më gjithëpërfshirës, të vazhdueshëm dhe më të fuqishëm derisa diskutohen vështirësitë shumë dimensionale, ministri Çavuşoğlu tha se “Së pari për të lehtësuar ndikimin mund të fillojmë me zgjidhje afatshkurtra përfshirë programet e ndihmës monetare”.

Ai nënvizoi se ka nevojë për zgjidhje më të vazhdueshme në mënyrë që refugjatët të rimëkëmben ekonomisht. “Duke marrë masa të veçanta për të moshuarit, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara fizike duhet të tregohet kujdes që të jenë mirë ‘më të pambrojturit e të pambrojturve‘”, tha Çavuşoğlu.

Sipas tij, pandemia prish përpjeket në këtë fushë jetësore, për këtë arsye arsimi është një fushë kyçe derisa kryhet interesimi për shoqëritë e zhvendosura dhe qasja e refugjatëve në këtë fushë është e kufizuar. Çavuşoğlu tërhoqi vëmendjen se këto grupe duhet të përfitojnë nga mundësitë e arsimit në distancë ashtu sikurse njerëzit e tjerë të barabartë me ta.

Çavuşoğlu tha se këto objektiva arrihen nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. “Ne duhet të kemi një qasje shumëpalëshe për të bashkuar përpjekjet tona. Në këtë proces, përveç vendeve duhet të marrin pjesë donatorë dhe kompani private”, tha ai.

Ministri turk bëri të ditur se Plani Global i Reagimit të OKB-së është një shembull i suksesshëm i këtij bashkëpunimi ndërsa Konventa Globale duke promovuar ndarjen e barrës dhe përgjegjësisë së drejtë ofron udhëzim të fuqishëm në mbrojtjen e refugjatëve.

“Pandemia e COVID-19 nuk mund të mendohet e ndarë nga kjo. Mbështetja për vendet që strehojnë refugjatë tani është e nevojshme më shumë se kurdoherë. Kryesisht në donacione nuk ka vend për lodhje”, tha Çavuşoğlu.

– “Kemi nevojë për solidarizim”

Ministri Çavuşoğlu theksoi se është i sigurtë që janë në të njëjtin mendim me të edhe kolegët në Jordani, Liban, Irak dhe Pakistan të cilat janë vendet që strehojnë më shumë refugjatë. Ai shtoi se “Këtë nuk mund ta bartim të vetëm. Kemi nevojë për solidarizim”.

Duke shpjeguar se me ndihmën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët mund të prodhojnë praktikat më të mira për mbrojtjen e refugjatëve para dhe pas pandemisë, Çavuşoğlu tha se “Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë rikthimin e sigurtë dhe vullnetar të këtyre personave që janë zhvendosur me detyrim nga vendet e tyre”.

“Me këtë qëllim ne jemi të kënaqur që punojmë me Libanin, Jordaninë dhe Irakun për rikthimin e sirianëve”, tha Çavuşoğlu i cili njoftoi se deri më tani kanë zhvilluar dy takime dhe shpresojnë vazhdimin e bashkëpunimit.

Ai potencoi se me Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët kanë zhvilluar takime të nivelit të lartë për të njëjtën çështje dhe dëshirojnë të vazhdojnë këtë bashkëpunim me vlerë.

Pasi vuri theksin se vlerësojnë përpjekjet e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Komisionerit të lartë për Refugjatët, Filippo Grandi dhe drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Edros Adhanom Ghebreyesus, kryediplomati turk Çavuşoğlu tha se “Siç ka thënë edhe kreu i OKB-së ‘Bota është e fuqishme vetëm aq sa më i dobëti‘. Me të vërtetë është koha që të bëhet më e mira e mundshme për më të pafuqishmit”.

Në video-konferencë krahas ministrit Çavuşoğlu morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, ministri i Jashtëm i Libanit, Nassif Hitti, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, Komisionerja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson, Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissi dhe zv.drejtoresha e OBSH-së, Zsuzsanna Jakab.