Edi Rama për situatën aktuale: Ja çfarë i thashë Bashës, Meta meriton respekt…

Kryeministri Edi Rama foli edhe lidhur me bisedën që ka pasur me Bashën gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku i pranishëm ka qënë edhe presidenti Ilir Meta dhe anëtarë të kabinetit të tij...

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “News24” ka folur lidhur me memen e publikuar për kryedemokratin Lulzim Basha, ditën e djeshme. Në fjalën e tij, Rama u justifikua duke u shprehur se e ndiqte çfarë qarkullonte në rrjet dhe shpesh herë postonte ato që e bënin për të qeshur.

Gjithashtu, Rama foli edhe lidhur me bisedën që ka pasur me Bashën gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku i pranishëm ka qënë edhe presidenti Ilir Meta dhe anëtarë të kabinetit të tij.

“Rrjeti është shumë pjellor dhe më pëlqen që ta ndaj ndonjërën në Facebook. Për t’i bërë të tjerët që të qeshin me mua në këtë lloj halli. Po ta shikosh Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka lidhje me këtë situatë, por po ta shohësh presidenti bëri gjënë e duhur dhe ftesa ndaj kryedemokratit është përtej formatit të atij këshilli. Presidenti kërkoi edhe aprovimin tonë, se mund të thoshim edhe jo. I thashë (Bashës) dëgjo këtu, nuk ka nevojë t’i ndash njerëzit dhe të krijosh më shumë stres seç kanë duke folur për gjëra që i keni kuptuar gabim. Fillimisht na kërkoni çdo lloj informacioni dhe pastaj dilni e thoni ça të doni. Nuk ka nevojë që të flisni për fshehjen e numri të të vdekurve apo të flisni për gojëdhënia nga populli. Na u drejtoni ne dhe do iu japim çdo informacion. Pastaj gjykoni nëse duhet apo jo të pranoni versionin tonë. Por që të flisni lloj-lloj çudirash këto nuk janë bashkëpunim. Është skandal nga pikëpamja morale. Është turp! Çfarë të them unë për këtë tani. Nuk kam gjetur bashkëpunim dhe nuk e shoh të vijë. Presidenti meriton mirënjohje dhe respekt,”-tha Rama në fjalën e tij.

Ditën e djeshme, kreu i qeverisë shpërndau një video-montazh ku kryedemokrati Basha thoshte se ai dhe partia që drejtonte kishin marrë fund. Video shkaktoi shumë reagime nga opozita e vendit.

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot publikisht Ilir Metën për qëndrimin e mbajtur gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Rama në një lidhje direkte me Neës 24, u shpreh se Meta ka mbajtur një pozicion shumë për t’u respektuar dhe ka qenë shumë konstruktiv.

Kreu i qeverisë më tej u shpreh se Meta tani është njësh me popullin dhe po bënë gjënë e duhur e po sillet brenda rolit që i takon.

“Përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktuara nga pozicionet e mëparshme, e po të ktheheshim nuk do i ndryshimin asgjë pozicioneve tona. Pozicioni i Presidentit në këtë situatë nuk le asgjë për të dëshutuar, ka qenë në rolin e tij dhe me një përmasë përgjegjshmëri dhe është për t’u respektuar plotësisht, raporton Dosja.al

Mos të merremi se çfarë iku, por me çfarë kemi sot, e të shohim çfarë vjen. Nuk po luftojmë për vota, por po luftojnë për jetën e njerëzve. Po të shohim nëpër botë, të gjitha opozitat që kanë vijuar këngën e vjetër kanë humbur pikë, por ato që janë bërë njësh me qeverinë janë bërë njesh me opozitë. Presidenti që ishte bërë më para njësh me opozitën, tani është bërë njësh me popullin. Po bën gjënë e duhur dhe respekt për këtë që po bënë, Unë nuk e kam problem asnjë herë ata që mendojë”, tha Rama.